Konspiracionisti dhe teoricieni i njohur, Alfred Cako, ka bërë një deklaratë tronditëse në rrjetet sociale, duke pretenduar se vrasja e ish-politikanit Sokol Olldashi është pjesë e një skeme të errët dhe të organizuar, e cila vijon edhe sot përmes një marrëveshjeje mes familjeve Berisha dhe Rama për të çimentuar pushtetin.
Përmes një shënimi të gjatë, Cako paraqet një plan sekret të sundimit, ku Edi Rama, pas përfundimit të mandatit të katërt si Kryeministër, synon të bëhet President i Republikës për 10 deri në 14 vite, duke përfshirë ndryshimin e Kushtetutës.
