
Pamje tronditëse nga webcam tregojnë momentet kur dritat e dy alpinistëve zbehen në majë të malit. Prokuroria thotë se partneri e la të ngrinte për 6 orë e gjysmë ndërsa kërkonte ndihmë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Austrinë. Një alpiniste 33-vjeçare nga Salzburg humbi jetën nga ngrica në majën më të lartë të vendit, Grossglockner, gjatë një ngjitjeje në muajin janar. Pamje të publikuara së fundmi tregojnë dritat e dy alpinistëve teksa ngjiteshin rreth orës 18:00, ndërsa më vonë ato zbehen gradualisht për shkak të baterisë së ulët.
Rreth orës 02:30 të mëngjesit, kamera e malit ka kapur partnerin duke vazhduar zbritjen vetëm, ndërsa alpinistja mbeti vetëm në terr dhe temperatura ekstreme. Ajo u gjet e ngrirë vetëm 150 metra larg majës. Të nesërmen, një helikopter shpëtimi u ngrit në kërkim të çiftit, por për 33-vjeçaren ishte tepër vonë.
Prokuroria akuzon partnerin 36-vjeçar, një alpinist me përvojë, për vrasje nga pakujdesia e rëndë. Sipas hetimeve ai e braktisi për 6 orë e gjysmë në kushte ekstreme, me temperatura deri –20°C dhe erëra deri 74 km/h, ndërsa vajza kishte pajisje të papërshtatshme për terren alpin të lartë. Çifti kishte nisur ngjitjen me dy orë vonesë dhe pa pajisje emergjence, ndërsa dyshohet se ai nuk ka kontaktuar autoritetet edhe kur një helikopter kaloi mbi zonë në 22:50.
Hetimi përfshin analizë të telefonave, videove, orëve sportive dhe raportimeve alpine. Nëse shpallet fajtor, 36-vjeçari përballet me deri në 3 vite burg.
