Detajet të reja në lidhje për arratisjen e të dënuarit Altin Ndoci nga Spitali i Durrësit ku kishte shkuar për ndihmë mjekësore.
Sipas grupit hetimor besohet se Ndoci fshihet në Tiranë, ndërsa ai u prit nga një person me automjetin tip “Audi” jashtë ambienteve të spitalit.
Kjo pasi, makina me të cilin udhëtonin dy personat është parë nga kamerat e sigurisë në autostradën Tiranë-Durrës, duke kaluar Vorën.
Policia e Durrësit është njoftuar me vonesë për ngjarjen, duke ngritur dyshime se mund të ketë persona të implikuar në radhët e punonjësve të Burgjeve.
