Në Pallatin e Kulturës, në Tetovë po mbahen homazhet në nderim të artistit të mirënjohur, Shpat Kasapi i cili ndërroi jetë më 26 nëntor në Itali. Këngëtari shumë i dashur për publikun, ndërroi jetë si pasojë e një arresti kardiak. Motra e tij, Jehona Kasapi ka mes lotësh ka prekur zemrat, e publikut dhe pjesëmarrësve në homazhe, gjatë fjalimit të saj.
Ajo tha se këngëtari i ndjerë lindi me yll në ballë, ishte një njeri i mirë, empatik, me zemër të bardhë e fisnik. Ajo u shpreh se Shpat Kasapi i donte shumë fëmijët dhe të moshuarit dhe se ishte sionom i buzëqeshjes. E motra e artisti të ndjerë, tha se do të kujdeset për djalin dhe njëkohësisht edhe amanetin e tij si sytë e ballit.
Jehona Kasapi: Sot me zemër të thyer jemi mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait tim, është shumë e vështirë për të përshkruar fjalët për të përshkruar dhimbjet që ndiej. Shpat, shpirti i motrës, ti linde me yll në ballë, ishe një njeri i mirë, dije t’i ndieje hallet nga empatia jote e madhe.
Ishe një njeri i mirë me zemër të bardhë dhe fisnik. Shpati, ti i doje shumë fëmijët dhe pleqtë. Doje shumë të qeshësh, buzëqeshja ishte sinonim i yti. Është e rëndë të pranojmë se nuk do dëgjojmë zërin tënd, por ti do të mbetesh gjithmonë në zemrën. Ti do të mbetesh dritë në familjen tonë. Amanetin tënd Roelin, do ta shoh si sytë e ballit.
