Jemi zyrtarisht në muajt e dimrit.
Temperaturat tashmë kanë zbritur ndjeshëm, por duket se jo për të gjithë.
Sezoni veror duket larg, por jo për disa nga emrat e njohura të ekranit, që kanë vendosur të shijojnë detin dhe diellin, pavarësisht se në vendin tonë është dimër.
E kemi fjalën për këngëtaren Anxhela Peristerin dhe Rike Roçin.
Për Anxhelën ka qenë një sezon i ngjeshur me këngë dhe produksione të reja.
E pasi ka përmbyllur edhe verën edhe vjeshtën, për Anxhelën tashmë është koha për pushime.
Në rrjetet sociale, këngëtarja e njohur ka zbuluar se ka zgjedhur Dubain për të shijuar disa ditë plazhi.
Në një foto me bikini, këngëtarja ka treguar se tashmë ka linja goxha më të përmirësuara.
Megjithatë, artistja ka zgjedhur që të mos na zbulojë se kush e shoqëron këto ditë të nxehta.
Kjo për faktin se vetëm pak kohë më parë u fol për ndarjen e saj nga i dashuri, me të cilin kishte një histori të gjatë dashurie.
Në daljen e saj të fundit duhet thënë ka ngritur disa pikëpyetje të mëdha.
Anxhela, e pyetur për martesën dhe dashurinë, tregoi se shumë veta duan të dinë për jetën e saj personale, ndërsa tha se edhe është tradhtuar, jo vetëm në raport bashkëshortor, por edhe nga shoqëria.
Pamje të nxehta na ka dhuruar edhe Rikja, e cila ka zgjedhur Maldives për disa ditë relaksi.
Si vetë aktorja na ka zbuluar, në Maldives është me miqtë, ku mori pjesë edhe në një dasmë që u organizua në ishullin luksoz.
E si një nga vajzat e ekranit që nuk kursehet kur bëhet fjalë për poza hot, edhe Rikja nuk ka ngurruar të publikojë imazhet e saj të nxehta nga këto ditë relaksi.
Kur vjen puna për pamjen me bikini, patjetër që ajo mbetet ndër femrat më seksi në vendin tonë.
