Ish-ministri i Financave në kohën e qeverisjes socialiste ka risjellë në emisionin “Kjo Javë” kujtime nga bashkëpunimi me ish-kryeministrin Fatos Nano, i cili u nda nga jeta ditën e premte (30 tetor 2025) në moshën 73-vjeçare.
Malaj e ka vlerësuar Nanon si një person me 2 profile, si njeri dhe politikan, ku tek ky profil ai do të mbahet mend për trashëgimin që ka lënë, që nga bërja e vendit me Kushtetutë, reformat ekonomike, por mbi të gjitha për modernizimin e Partisë Socialiste.
“Ai do të ketë dy profile, një si qytetar dhe pjesën më të rëndësishme riorientimi i Partisë së Punës në një parti moderne të së majtës evropiane dhe do ketë trashëgiminë për reformat ekonomike që u bënë në kohën e qeverisjes 1997-2005 pasi viti 2005 është totalisht ndryshe.
Nga 1997 filluan filizat e para të një ekonomie moderne duke filluar nga sektori financiar e të tjerë. Ajo që do mbetet është reformimi i PS që do të mbetet si model. Sa herë referohem për debate se si duhet të funksionojë një parti politike qoftë e majtë qoftë e djathtë, I referohen kohës kur Nano modernizoi PS”, tha eksperti i ekonomisë, Arben Malaj.Duke e quajtur njeriu që kishte ves tolerancën, Malaj vlerësoi bashkëpunimin me të si një bashkëpunim pa imponim.
