Kryeprokurori, Olsian Çela, ka reaguar në lidhje me arrestimin e avokatit në Elbasan në sallën e gjyqit.
Ai theksoi se kjo është një masë ekstreme ndaj avokatit, dhe sipas tij, nuk duhet të ndodhte.
“Përgjigjen e pyetjes në fakt e përmenda në komisionin e ligjeve. Kemi sot probleme se si realizohet funksionet e tyre nga një pjesë e prokurorëve, sidomos atyre të rinj. Ndoshta rasti në fjalë mund të jetë një reflektim i atij shqetësimi.
Sigurisht është e papranueshme që të dalim në sallën e gjyqit me arrestimit. Ne i kemi kërkua prokurorëve që masa e arrestit të jetë ekstrem dhe e fundit. Në çdo rast patjetër që elemnti i veprës penale mund të trajtohet me kallëzimi. Ne jemi përpjekur që të kemi një ulje të masave ekstreme.
Patjetër që rasti në fjalë është një rast që nuk duhet të ndodhte. Pro është një gjë tjetër si trajtohen nga rasti administrativ apo penal. Nuk di të ketë ndodhur një rast i ngjashëm.
