
Policia e Elbasanit ndalon një person me precedent të rëndë penal, i dyshuar si pjesë e skemës së vrasjes së 30 nëntorit
Hetimet për ekzekutimin e biznesmenit Edmond (Mondi) Mëhalla në Elbasan kanë çuar në arrestimin e një personi të tretë, i cili rezulton me të kaluar të rënduar kriminale. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 30 nëntorit, kur biznesmeni u qëllua për vdekje në rrethana ende të paqarta plotësisht.
Sipas burimeve të uniformave blu, i arrestuari dyshohet se ka pasur rol aktiv në organizimin ose ekzekutimin e atentatit. Policia po verifikon lëvizjet e tij përpara dhe pas krimit, si dhe lidhjet e mundshme me dy të arrestuarit e parë.
Hetimet po vijojnë për të zbuluar motivin e saktë dhe për të identifikuar çdo person tjetër që mund të ketë qenë i përfshirë në këtë vrasje të rëndë që ka tronditur qytetin e Elbasanit.
