Një 22-vjeçar autor i disa vjedhjeve në Vlorë ka rënë në prangat e policisë. Sipas njoftimit të policisë, i riu me precedent të mëparshëm penal për vjedhje ka grabitur 4 dyqane në datën 1 dhe 2 janar në lagjet ‘28 Nëntori’, ’29 Nëntori’ dhe ‘24 Maji’.
Gjatë kontrollit të banesës së 22-vjeçarit uniformat blu, sekuestruan një sasi cigaresh, të dyshuara të vjedhura, si dhe një thikë. Ndërkohë , materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Shops”, zbardhen dhe dokumentohen disa raste vjedhjesh në qytetin e Vlorës.
Vodhi në disa dyqane, arrestohet në flagrancë 22-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje.
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër pronës dhe pasurisë, finalizuan operacionin policor të koduar “Shops”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
• K. L., 22 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i disa rasteve vjedhjesh në disa dyqane në qytetin e Vlorës, konkretisht:
• Më datë 01.01.2026, në lagjen “28 Nëntori”, ka vjedhur me thyerje një dyqan;
• Më datë 02.01.2026, në lagjen “24 Maji”, ka vjedhur me thyerje një dyqan;
• Më datë 02.01.2026, në lagjen “29 Nëntori”, ka vjedhur një dyqan tjetër.
Gjatë kontrollit të banesës së 22-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi cigaresh, të dyshuara të vjedhura, si dhe një armë e ftohtë (thikë).
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme
