
Lorenc Lugja kapet pak minuta pas ngjarjes në lagjen “Nënë Tereza”; në mjet i gjendet edhe një celular i dyshuar i vjedhur në Rinas
Policia e Lezhës vuri në pranga 38-vjeçarin Lorenc Lugja, i dyshuar se mbrëmjen e sotme grabiti një automjet në lagjen “Nënë Tereza”. Sipas të dhënave zyrtare, ai u lokalizua dhe u arrestua brenda pak minutash nga patrullat në terren.
Gjatë kontrollit të mjetit, efektivët gjetën një telefon që dyshohet se është vjedhur më herët në aeroportin e Rinasit. Hetimet po vijojnë për të verifikuar nëse i arrestuari është i përfshirë edhe në episode të tjera vjedhjeje.