Shtetasi Xhuljano Hoxha është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.
Hoxha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në Tiranë, me vendimin e datës 22 prill 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale: Kultivimi i bimëve narkotike, Grupi i strukturuar kriminal, Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale.
Sipas hetimeve, Hoxha dyshohet se ka qenë pjesëtar i një grupi kriminal që ka kultivuar bimë narkotike në sera në fshatin Drenovicë, Berat, gjatë vitit 2022, njofton policia.Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Manchester, pritet të organizojë ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
