Nëse keni vënë re se shumë ndërtesa në New York “kalojnë” nga kati i 12-të direkt në të 14-tin, nuk është gabim teknik, por një vendim i qëllimshëm. Arsyeja që qëndron pas kësaj praktike lidhet me bestytni të vjetra që ende ndikojnë në arkitekturën moderne.
Në shumë kultura perëndimore, numri 13 konsiderohet si numër me “fat të keq”. Kjo frikë njihet me emrin “triskaidekafobi”, dhe besohet se ka origjinë nga mitologjia dhe besimet fetare, si fakti që në Darkën e Fundit ishin 13 persona, me Judën si tradhtarin. Në shekullin e 19-të dhe fillim të shekullit XX, kjo frikë u përhap edhe në SHBA, duke ndikuar edhe në mënyrën si ndërtoheshin godinat.
Për të mos trembur banorët ose klientët e superstitiozë, shumë arkitektë dhe pronarë godinash vendosën të mos e përfshijnë katin e 13-të në ndërtesat e tyre. Në New York, ky fenomen është aq i zakonshëm sa që në dhjetëra qiellgërvishtëse, pas katit të 12-të, ashensorët kalojnë menjëherë në kati 14. Në realitet, kati ekziston fizikisht, por në planimetri dhe sistemin e ashensorëve etiketohet ndryshe — shpesh si “12A” ose “14”.
