(BELLUSCI, PJ. 15)
Në Krora (Beozia)
Në një bisedë mes Jani Buradës dhe avokatit Lljapis shpjegohet qartë mënyra e asimilimit të plotë (të sforcuar) të arvanitasve, nëpërmjet ndërrimit të emrave.
— Kratosi i ndërroi se ishin turq emrat, — thotë Burda.
— Emrat ishin arbërorë, jo turq, — përgjigjet Lljapis.
— Ishin arbërorë dhe u vunë emra hellenikë, — shton Burda.
— Emrat i ndërruan ata, por ju s’mund të ndërroni gjuhën, të cilën e flisni edhe sot, — përfundon Lljapis.²³
Në Villia
Në Villia kujtoj një tjetër dialog shumë domethënës me arvanitasin Jorgo Qush.
— Nga je? — e pyeta.
— Nga Kriekuqi, — u përgjigj.
— E flet gjuhën arbërisht?
— Nuk mund të flas arbërisht. Dhaskali na rreh dhe unë kam shumë frikë. Ai na thotë se gjuha shqipe është gjuha e djallit dhe duhet ta harrojmë. Nuk mund ta përdor as në shtëpi, sepse më dëgjojnë dhe i thonë dhaskalit. Në Villë, në Kriekuq, në Mëndre, në Kaparellë, duhet të flasim hellenikë, — më tha.
— Po pse? — e pyeta përsëri.
— Nuk e di.
— Po priftërinjtë çfarë thonë nëse flet shqip?
— Ka rastisur që ndonjë të provojë të flasë shqip; priftërinjtë e ndërpresin dhe i thonë se është mëkat të flasësh shqip, — përfundoi Qushi.²⁴
Referenca
²³ Në librin “Da radici arbëreshe in Italia a matrici arbërore in Grecia”, f. 230.
²⁴ “Ricerche e studi tra gli arbërori dell’Ellade”, f. 233
FB: Thënie për shqiptarët
