
Irena Gjoka, sot anëtare e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka qenë një tjetër gjyqtare që do të binte pre e plumbave në vitin 2007.Në atë kohë Gjoka ishte gjyqtare në Gjykatën e Fierit.
Emisioni “Në Shënjestër” i gazetares Klodiana Lala trajtoi ngjarjen e 18 Janar 2007, kur Irena Maneku shpalli vendimin, që i lejonte ish-gruas së një të padituri që të hynte në apartamentin që kishin në bashkëpronësi.I padituri ishte Hajdar Malaj i cili këtë ditë kishte ardhur i përgatitur për t’u përballur jo vetëm me një vendim që nuk do të ishte i kënaqshëm për të, por edhe për të vendosur drejtësi me anë të plumbave. Ashtu sikurse edhe bëri.
Ndërsa gjyqtarja Irena Maneku Gjoka, filloi të lexonte vendimin, ai nxorri një armë dhe nisi të qëllonte drejt saj. Edhe pse qëlloi mbi gjyqtaren, plumbat e shkrehur nga arma e paditësit, shkuan bosh.Kjo pasi sekretarja e gjykatës e kishte pikasur në kohë armën që doli nga çanta e autorit. Duke i bërë thirrje gjyqtares që të ruhet. Gjyqtarja Irena Maneku shpëtoi për mrekulli nga plumbat që ndërkohë vërshuan drejt saj.Sekretarja e gjykatës në sallën numër 6, e pikasi në kohë autorin teksa ai po tentonte të nxirrte nga çanta një armë. Në këtë moment, sapo ajo shikon që Hajdar Malaj, po i drejton armën, ajo i bërtet gjyqtares duke i thënë: ‘Ruaju se ka pistoletë’.Në këtë çast gjyqtarja futet poshtë podiumit dhe Hajdar Malaj tërheq këmbëzën duke tentuar të realizojë qitje’Por gjyqtarja Irena Maneku edhe për një fatlumësi të saj, nuk u prek nga plumba. Kjo pasi autorit iu bllokua arma.Ndërkohë që guximi i sekretares shkoi deri aty, sa në një akt sublimimi, e mbërthen nga pas autorin në tentativë për të mos e lejuar të vazhdojë të qëllojë.Gjatë momentit që autorit iu bllokua arma, sekretarja e kap pas shpine qitësin duke mos e lejuar të organizohet.Çka i jep mundësi gjyqtares të ikë nga salla dhe të fshihet në zyrën e një gjyqtari tjetër.Por ai që e pësoi nga kjo hakmarrje ku në qendër ishte gjyqtarja Irena Maneku dhe vendimi i saj, ishte Agim Gjoka, roje sigurie në gjykatë i cili ndërhyri i pari sapo pa Hajdar Malajn me pistoletë në dorë. Malaj që ndërkohë qëndronte në derën e sallës së gjyqit.Aty ku qëllon edhe ndaj nëpunësit të sigurisë. Duke e lënë atë të plagosur në krah i cili gjithsesi me dorën e paralizuar nuk e lejon autorin të largohet. Si edhe e neutralizon që të mbushë sërish armën. Duke parandaluar kështu një tragjedi të mundshme.Hajdar Malaj që vetëm pak minuta më pas u arrestua në sallën e gjyqit nga punonjësit e policisë. Por dënimi për autorin që qëlloi mbi gjyqtaren dhe rojen e sigurisë do të ishte i shpejtë dhe në kohë rekord.Hajdar Malaj u dënua në vitin 2007 me 20 vite burgim për tentativë vrasje ndaj gjyqtarit dhe punonjësve të policisë. Duke marrë kështu një dënim shembullor.