Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të tjera në lidhje me atentatin në Rinas ku të vrarë mbetën Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.
E ftuar në emisionin Të Paekspozuarit me Ylli Rakipin, gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije se dyshohet se në ngjarjen e Rinasit janë të implikuar edhe zyrtarë të policisë në rolin e informatorit.
Po ashtu sipas gazetares ka dyshime se pas daljes nga burgu Gilmando Dani mund të jetë përfshirë në gjobëvënien por ende nuk është provuar.
“Ka patur vetëm kontrolle të disa personave që janë kontrolle rutinë në zonën e Niklës.
Kontrollet janë bërë në banesat e Durim dhe Valter Bamit, Xhuljan dhe Lefter Kullajt, Ervin Kodrës , Gentjan Koçit etj.
Gjatë kontrollit të Valter Bamit dhe Koçit nuk është gjetur në banesë.
Janë bërë dhe veprime të tjera, ka patur zbulim të një arsenali armësh dhe është shpallur në kërkim Ylli Zalla. Makina ka dalë nga fshati Zallm Halil dhe është larguar në të njëtën mënyrë.
Ka dyshime të forta për implikimin e zyrtarëve të policisë që kanë luajtur rolin e informatorit. Gilmando Dani pas daljes nga burgu dyshohet se ishte përfshirë në gjobëvënie”, tha gazetarja Klodiana Lala.
