Prokuroria e Tiranës po heton zyrtarisht rolin e OSHEE në atentatin mafioz në Rinas ku mbetën të vrarë Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe Muci Shaljani alias Sheqeri agjent i AMP-së.
Prokurori i çështjes ka kërkuar të gjitha planet e punës dhe ndërhyrjet për remont për zonën e Krujës për shkak se që një natë përpara zona ka qenë në errësirë totale. Prokuroria ka dyshime se atentati ka qenë shumë i organizuar sa ka të përfshirë dhe zyrtarë shtetërorë, përfshirë dhe në OSHEE.
Mungesa e energjisë elektrike ka bërë që shumë kamera sigurie të mos punojnë, vec bizneseve që kanë patur gjenerator. Kjo ka bërë që lëvizjet e makinës së ekzekutorëve të mos jenë fiksuar. Më herët gjatë 2024 kur u ekzekutua Gentjan Bejtja në zonën e Fushë Krujës nuk pati energji elektrike.
Atentati i Rinasit ndodhi tek rrethi sapo del nha aeroporti. Viktimat kishin udhëtuar në Barcelonë dhe sapo u kthyen ndaj tyre qëlluan 3 vrasës. Dani ish i dënuar për gjobëvënie dhe grup kriminal humbi jetën në vend, ndërsa Muci Shaljani ndërroi jetë 4 ditë më vonë në spitalin e Traumës.
