Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së djeshme në Berat.Kostandin Hoxha deklaron se pasi kreu krimin ka shkuar fillimisht në banesë, më pas është fshehur në një shpellë me shpresën për t’i shpëtuar policisë.
“Mos e prek kalin se është i acaruar sot”, mësohet të ketë thënë ai.Burime zyrtare nga DVP Berat bëjnë me dije se autori i ngjarjes,63-vjeçari Kristo Mema (alias Kontandin Hoxha), pasi ka parë shtetasin Keli Hoxha që preku me dorë kalin i ka thënë që mos ta prekte më pasi kali sipas tij nuk ishte mirë dhe ishte i acaruar.Autori i ngjarjes ka dëshmuar në polici se pasi i ka thënë kështu, viktima e ka sharë nga familja dhe e ka ofenduar. Më pas ai ka deklaruar se pas këtyre sharjeve në gjaknxehtësi e sipër ai ka nxjerrë thikën që e mbante fshehur në samarin e kalit dhe e ka qëlluar me thikë.
“Shkova në banesë, lidha kalin në kasolle, mora disa ushqime dhe u fsheha në një nga shpellat e kalasë, për t’i shpëtuar policisë”, mësohet se ka thënë ai.
