
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë garanton se situata është nën kontroll pas njoftimit nga sistemi europian i alarmimit RASFF
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka marrë vendim për asgjësimin e produktit APTAMIL AR 2 – 400 gramë, pas njoftimit të pranuar nga Sistemi i Alarmimit të Shpejtë për Ushqimin (RASFF).
Sipas njoftimit zyrtar, nga momenti i marrjes së informacionit e deri më tani janë tërhequr nga tregu gjithsej 212 pako të këtij produkti, me datë skadimi 02.01.2027. Produktet e sekuestruara do të asgjësohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.
AUV thekson se do të vijojë procesin e gjurmueshmërisë dhe tërheqjes së plotë të produktit nga tregu, duke siguruar qytetarët se mekanizmat e sigurisë ushqimore janë funksionalë dhe se shëndeti i konsumatorëve mbetet prioritet absolut, pavarësisht mungesës së inspektorëve.
Rasti ishte raportuar edhe më herët nga media, çka solli reagimin dhe ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse.
