
Kujtim Cakrani, avokati i Ilir Metës, në një lidhje direkte me studion e “Breaking” nga Xhoi Malësia, në Top News, tregoi se si po e përballon ish-Presidenti kohën në burg, gati një vit pas arrestimit.
Avokati i Metës është shprehur se libri që do publikojë ish-presidenti do të trondisë politikën shqiptare.“Është duke shkruar edhe një libër mbi angazhimet e tij gjatë 35 viteve të fundit. Do të jetë një libër që do i zbulojë shqiptarëve se çfarë ka ndodhur pas kuintave në politikën shqiptare dhe do ta trondisë atë. Meta po hedh kujtimet e veta, veprimtarinë e tij politik në një libër. Zoti Meta do jetë Konti MonteKristo i politikës shqiptare”, shtoi avokati.Kujtojmë se Ilir Meta ndodhet i arrestuar që prej 21 tetorit 2024.