
Pas mbërritjes nga deti vitin e kaluar, Himara zgjedh një tjetër mënyrë të veçantë për të festuar Krishtlindjen me fëmijët dhe banorët
Një atmosferë feste dhe gëzimi ka pushtuar shëtitoren e Himarë, ku Babagjyshi i Krishtlindjeve ka surprizuar fëmijët këtë vit me një mbërritje krejtësisht ndryshe. Ndryshe nga vitet e mëparshme, Babagjyshi ka ardhur nga ajri, duke u shndërruar në një moment magjik për më të vegjlit dhe familjet e mbledhura në shëtitore.
Surpriza u prit me entuziazëm të madh nga fëmijët, të cilët e përjetuan festën mes buzëqeshjeve, duartrokitjeve dhe dhuratave. Himara ka zgjedhur edhe këtë vit të festojë Krishtlindjen në mënyrë të veçantë, duke krijuar një atmosferë bashkimi dhe gëzimi për të gjithë banorët.
Pas mbërritjes simbolike nga deti vitin e kaluar, këtë herë organizatorët kanë menduar një ide të re, duke e sjellë Babagjyshin nga ajri, një zgjedhje që ka shtuar edhe më shumë emocionin e festës dhe ka kthyer shëtitoren në një skenë të vërtetë festimesh.
Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, e ka cilësuar këtë moment si një nga më të bukurit e festave, duke theksuar se për çdo vit po mendohet diçka ndryshe për t’u dhuruar fëmijëve dhe komunitetit kujtime të veçanta gjatë Krishtlindjeve.
Mes gëzimit dhe atmosferës festive nuk kanë munguar urimet nga fëmijët dhe banorët e Himarës, të cilët e kanë përjetuar këtë ditë si një moment të ngrohtë bashkimi. Organizatorët kanë lënë të kuptohet se surprizat do të vazhdojnë edhe në vitet në vijim, duke e kthyer Krishtlindjen në Himarë në një traditë gjithnjë e më të veçantë.
