
Ish-banorja e BBV e cilëson sjelljen e tij të papranueshme dhe thotë se situata nuk duhet normalizuar
Ish-banorja e Big Brother VIP, Erjola Doçi, ka reaguar ashpër gjatë emisionit Fan Club lidhur me raportin e krijuar mes Mirit dhe Selinës, një nga temat më të komentuara të ditëve të fundit.
Sipas Doçit, deklaratat e Mirit se e sheh Selinën si vajzën e tij nuk përputhen me sjelljet e tij brenda shtëpisë. Ajo theksoi se disa veprime dhe reagime të tij kanë qenë të papërshtatshme dhe kanë kaluar kufijtë e normales.
Erjola u shpreh se krijimi i aleancave në situata intime nuk është i pranueshëm dhe se disa pamje të transmetuara kanë qenë të sikletshme për publikun. Ajo shtoi se këto sjellje nuk duhet të justifikohen apo të relativizohen, por duhet të ndalohen menjëherë.
Në reagimin e saj, Doçi deklaroi se nëse do të ishte prind i Selinës, do të kishte ndërhyrë personalisht për ta larguar nga ajo situatë, duke e konsideruar tërësisht të papranueshme mënyrën se si është trajtuar.
Deklaratat e Erjola Doçit kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, duke rikthyer debatin mbi kufijtë e sjelljes.
