
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste i është përgjigjur Tomorr Alizoti i cili tha se Kuvendi nuk miraton një rezolutë për gjenocidin në Kosovë.Balla u shpreh se gjithmonë që është dashur Parlamenti shqiptar ka mbajtur qëndrimet e duhura, ndërsa ka ftuar demokratët të jenë nesër pjesë e protestës që do të mbahet në Tiranë.
Ai ka “propozuar” që nëse nuk duan të jenë pjesë e protestës, demokratët duhet të mbajnë një protestë të tyren te SHQUP-i, ku mbase do të ketë më shumë pjesëmarrës se në protestat e mëparshme të mbajtura nga opozita.