Nga Elton Qyno
Në muajin shkurt 2024 oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kryen një kontroll në banesën e Drejtorit të ARRSH-së, në atë kohë Ervis Berberi, duke sekuestruar 4 aparate telefonike, pajisje të ndryshme kompjuterike dhe një sërë dokumentesh.Kjo formë hetimi duke depërtuar në komunikimet private të individëve, erdhi pasi prokuroria e Posaçme SPAK, ka ndjerë dështimin me formatin standard të përgjimit telefonik, dhe për pasojë gjatë këtyre 3 viteve të drejtimit të SPAK nga Altin Dumani, janë sekuestruar më shumë telefona se çdo periudhë tjetër.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se disa ditë pas sekuestrimit të 4 telefonave, po në muajin Shkurt 2024 prokurori i çështjes Dritan Prençi, nxjerr urdhrin për ekspertimin kompjuterik të 4 aparateve telefonike, duke sjellë rikuperimin e një pjese të madhe të bisedave të zhvilluara nga Ervis Berberi në disa platforma elektronike.Dhe 2 muaj pas kryerjes së ekspertimeve të 4 telefonave të Berberit dhe gruas së tij, Adela Ruko, prokurori Prençi në 23 Prill 2024 vendos të hapë një dosje të dytë me Nr. 196, e ndarë nga ajo e Berberit dhe fokusi i hetimit ishte kryebashkiaku i Shkodrës, Benet BeciMirëpo ekspertimi i 4 telefonave Ervis Berberi dhe bashkëshortes së tij, Adela Ruko, tashmë ka sjellë krijimin e një “pusetë” thithëse për numrin 2 të Shtetit Belinda Balluku dhe vetë kryetarit të bashkisë Shkodër, Benet Beci.Mësohet se ky i fundit prej muajit Tetor 2024 e në vijim, rezulton të jetë marrë i pandehur për “Shkelje të pabarazisë në tendera”, që lidhet me një procedurë prokurimi me objekt “Zhvillim strategjik i sektorit Energjitik (Projekt kërkimor) me fond limit prej 695 milion lekë të vjetra.Bashkë me kryetarin e bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, për këtë çështje SPAK, ka marrë të pandehur dhe gruan e Ervis Berberin, shtetasen, Adela Ruko, dhe zyrtarë të tjerë si Jonid Kazani, Drejtor i Çështjeve Rregullatore në KESH, dhe zyrtarët Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, Rudin Gjoni dhe Premtim Dauti.Ndërkohë për këtë rast hetimet vijojnë dhe brenda muajit Prill 2026, SPAK duhet të çojë në gjyq të pandehurit e mësipërm.Por nga ana tjetër hapja dhe këqyrja e komunikimeve në platformat elektronike, ka sjellë ngritjen e akuzës për shumë zyrtarë të tjerë të ARRSH-së, ERE-S dhe ministrisë së Infrastrukturës, ku së fundi në rrjetën e këtyre bisedave që kanë prodhuar më pas akuza penale, ka rënë dhe Belinda Balluku, me funksion zv/kryeministre e Shqipërisë dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës.
