Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se mazhoranca nuk bën asnjë koment për emra të veçantë në lidhje me hetimet për Belinda Ballukun, e cila u mor zyrtarisht e pandehur nga SPAK.
I pyetur nëse Partia Socialiste do ta mbështesë Ballukun në punën e saj tashmë që SPAK i ka komunikuar akuzat, Balla dha këtë përgjigje:“PS edhe në diskutimet që patëm gjatë javës së kaluar sa i takon raportimit të institucioneve të drejtësisë, kemi qenë të qartë që kurrë nuk do të bëjmë komente mbi meritat dhe çështjet që trajtojnë institucionet e drejtësisë. Zyrtarisht PS nuk bën komente për asnjë çështje të veçanet”.
