 
        Belinda Balluku është marrë sot zyrtarisht e pandehur nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me veprimet si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, për Tunelin e Llogarasë.Emisioni “Në Shënjestër” me autore gazetaren Klodiana Lalën, trajtoi historikun e rrugëtimit politik të zv/kryeministres, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Një prej tyre, denoncimi i PD më 12 Gusht 2024, për tenderin për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë në aksin Orikum- Himarë, si pjesë e autostradës Vlorë-Sarandë, një nga më të kushtueshmit sot në vend
“Në Shënjestër” publikoi detaje nga dosja hetimore e një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Ballukut, ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, të cilat kanë çuar hetuesit drejt zv/kryeministres.
Tender me vlerë fondi limit 190 milion euro, punime me afat realizimi 37 muaj nga lidhja e kontratës ku data e fundit e dorëzimit të ofertave, e mbajtjes dhe shpalljes së fituesit të tenderit duhet të ishte data 12 Shkurt 2021.Por që çuditërisht ky tender edhe pse kishte 6 ofertues, ku oferta më e ulët ishte ajo kompanisë ‘Gjoka Construksion’ në vlerën 140 milion euro, u anullua.
Kjo pasi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e drejtuar nga Belinda Balluku, i cilësoi ofertat si të papërshtatshme.Arsye kjo për të shpallur edhe njëherë procesin e tenderimit i cili nga sa shikohet nuk vonoi.Pasi më 26 qershor 2021, jo më larg se katër muaj nga anullimi i tenderit të parë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës rihap edhe njëherë garën për ndërtimin e Tunelit e Llogarasë.Anullimi i tenderit të parë dhe rihapja e procedurave për herë të dytë që nga sa vihet re në vazhdim është vetëm një manovër për t’i hapur rrugë një kompanie turke, e cila del se u shpik vetëm për atë që do të ishte tenderi i radhës.

 
         
         
         
        