
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi deklaroi në Kuvend se seanca duhet të niste punimet me një fjalë dorëheqje nga ministrja e Brendshme, Albana Koçiu. Sipas tij, ministrja gënjeu opinionin publik kur tha se Policia e Shtetit nuk e ka për detyrë të ruajë institucionet e drejtësisë.Gazment Bardhi: Sot seanca duhet të niste me një fjalë dorëheqje të ministres së Brendshme. është e paimagjinueshme që një gjyqtar të vritet në sallën e gjyqit teksa lexon vendimin gjyqësor të dhënë sipas bindjes së tij të brendshme apo ligjit dhe ministrja e Brendshme të gënjejë opinionin publik se Policia e Shtetit nuk ka detyrime të garantojë sigurinë në institucionet e drejtësisë. Sipas legjislacionit në fuqi është detyrë e Policisë së Shtetit të garantojë sigurinë në gjykata.
KLGJ ju nxori nga mëngjesi në darkë zbuluar kur publikoi korrespondencën me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit kërkonte për shkak të ngjarjeve të ndodhura në Gjykatën e Apelit ku gjyqtarë të tjerë ishin ndjerë të kërcënuar në sallën e gjyqit kërkonte mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe Policia e Shtetit refuzonte. Kjo çështje s’mund të kalojë si ngjarje dite apo jave. Kurrë në historinë botërore nuk ka ndodhur që një gjyqtar të vritet në sallën e gjyqit.