Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi ka deklaruar se nuk ka asnjë kallëzim të tij në SPAK, për kolegët e PD-së. Gjatë një interviste televizive në emisionin ‘Çim Peka LIVE’, Bardhi u shpreh se disa media kanë transmetuar një të pavërtetë.
Bardhi tha se kjo është një gënjeshtër. Pasi sipas tij, nuk ka asnjë çështje ndaj asnjë anëtari të Partisë Demokratike që të jetë e hapur sot në Prokurorinë e Posaçme si pasojë e kallëzimeve.
Pjesë nga debati:
Anri Bala: Unë jam dakord me atë që thotë zoti Bardhi për gjithçka dhe nisur nga ajo, nisur nga ajo që thotë, ndoshta edhe do e votoja. Por e di çfarë më shqetëson? Më shqetëson që nëse zotit Bardhi, apo kujtdo që është brenda Partisë Demokratike, do i vendosnim një pasqyrë për veprimet e tij, aty do e vinim në dyshim të gjithë rrugëtimin politik ose të ardhmen politike të paktën të Partisë Demokratike.
Dhe nuk e kam për zotin Bardhi konkretisht. Por, unë besoj se një pjesë e mirë e formësimit të perceptimit publik se ëh, qeveria apo Partia Socialiste është e korruptuar, është një meritë e zotit Bardhi. Por, por, ndër të tjera, një formësim i perceptimit të opinionit publik se dhe zyrtarë brenda Partisë Demokratike dyshohen të jenë të korruptuar, ose kanë kryer një vepër kundraligjshme, është prapë investim i zotit Bardhi, që koha mund t’i japë të drejtë. Për mua nuk, kjo nuk, nuk bën asnjë ndryshim. Por ama, do të doja të dija nga zoti Bardhi, kallëzimet e juaja zoti Bardhi në SPAK, i kanë bërë mirë PD-së gjatë gjithë kësaj kohe apo e kanë dëmtuar atë? Dhe,
Gazment Bardhi: Kallëzimet lidhur me çfarë?
Anri Bala: Për rastin e ëh, ëh, kuvendit të rithemelimit.
Gazment Bardhi: Kjo është një gënjeshtër.
Gazment Bardhi: Absolutisht jo. Nuk ka pasur, ju si analist, si gazetar, ju mund të shkoni të merrni informacion.
Gazment Bardhi: Unë e kuptoj propagandën e mediave.
Anri Bala: Jo jo fare, nuk ka lidhje me propagandën e mediave.
Gazment Bardhi: Jo jo, sepse ju keni lexuar media besoj, apo jo?
Anri Bala: Po pra, në media po.
Gazment Bardhi: Pra, janë disa media që kanë transmetuar një të pavërtetë, sepse ëh, i vetmi, e vetmja gjë që mendojnë që më dëmtojnë mua si individ, sepse nuk kanë çfarë të thonë tjetër në raport me angazhimin tim politik, është koha kur ëh, është një gjë publike, ku Partia Demokratike ishte e ndarë në dy pjesë, e kishte një konflikt.
Anri Bala: Po pra, po them që ishte, po.
Gazment Bardhi: Kishte një konflikt mes nesh brenda PD-së. Konflikt i cili është lënë pas që nga viti 2023. Dhe nuk ka asnjë kallëzim të Gazment Bardhit ndaj asnjë anëtari të Partisë Demokratike, sot që flasim, në Prokurorinë e Posaçme. Nuk ka asnjë çështje ndaj asnjë anëtari të Partisë Demokratike që të jetë e hapur sot në Prokurorinë e Posaçme si pasojë e kallëzimeve.
Anri Bala: Zoti Flamur Noka është sot në SPAK me një kallëzim.
Gazment Bardhi: Nuk ka asnjë kallëzim. Jo, nuk ka asnjë kallëzim.
Anri Bala: Jo, kallëzimi është i bërë në SPAK.
Gazment Bardhi: Jo, nuk është as prej një deklarate. Nuk e di nëse është apo jo, nuk e di nga…
Anri Bala: Po s’ka kallëzim nga askënd, nga asnjë kush tjetër.
Gazment Bardhi: Po atëherë në qoftë se s’ka kallëzim, s’ka as çështje. Është një thashetheme. Po s’ka çështje, unë s’kam lexuar që të ketë ndonjë çështje dhe nuk di që të ketë ndonjë çështje.
Anri Bala: Pra, pra po tërhiqesh nga ajo që keni thënë, ka qenë thjesht deklaratë politike kundër zotit Flamur Noka.
Gazment Bardhi: Ajo që unë po ju them, është që po, e kam lexuar, ku përmendi disa raste, e kam lexuar të pavërtetën që është shpërndarë gjatë kësaj kohe në media dhe po të konfirmoj që nuk ka asnjë kallëzim apo çështje që bazohet në kallëzim timin ndaj asnjë anëtari të Partisë Demokratike.
Anri Bala: Të partisë, kolegut tuaj, Partisë Demokratike, që ta keni çuar në SPAK.
Gazment Bardhi: Jo jo, po asnjë anëtari të thjeshtë të Partisë. Pa diskutim dhe kjo është publike, nuk, pra ju nuk keni zbuluar… akuzat le të mos i anullojmë, ju nuk keni zbuluar botën se me sjelljen e vëmendjes, ju nuk keni zbuluar botën që ka patur një konflikt në PD, se ne nuk e kemi bërë konfliktin mbyllur në shtëpi, e kemi bërë publik.
