

Presidentja e Komisionit Europian premton kontributin e BE dhe bën thirrje për fundin e luftës, ndihmë humanitare dhe lirimin e pengjeve
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka mirëpritur planin e paqes për Gazën të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar atë si një mundësi që nuk duhet humbur.
Në një deklaratë publike, Von der Leyen theksoi se Bashkimi Evropian është gati të kontribuojë për të siguruar paqen dhe stabilitetin në rajon. Ajo apeloi për përfundimin e menjëhershëm të armiqësive, dërgimin urgjent të ndihmës humanitare për popullin e Gazës dhe lirimin pa kushte të të gjithë pengjeve.
“Mirëpres angazhimin e Presidentit Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza. Inkurajojini të gjitha palët që të shfrytëzojnë tani këtë mundësi,” -u shpreh ajo.
Ky qëndrim e vendos Brukselin në një linjë të qartë me Uashingtonin dhe lidershipin evropian, duke rritur presionin mbi palët në konflikt, për të pranuar marrëveshjen.