Deputeti demokrat Belind Këlliçi u pyet këtë të hënë në SPAK mbi një hetim pasuror që po zhvillon kjo strukturë antikorrupsion, ku ai është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni.
Deputeti qëndroi mbi 1 orë e 30 minuta duke dhënë shpjegime para oficerëve të policisë gjyqësore.
Burimet për News 24 sqarojnë se pyetjet lidheshin me mënyrën e financimit të Kuvendit të Rithemelimit të PD të zhvilluar më 11 dhjetor 2021, ku Këlliçi ishte një nga organizatorët.
Kjo çështje është denoncuar nga Gazment Bardhi, i cili në atë kohë ishte pjesë e partisë që drejtohej nga Lulzim Basha.
“U thirra për një çështje periferike nga prokurori Arben Kraja”, deklaroi vetë Këlliçi për gazetarët pa dhënë detaje të mëtejshme.
