
Malli për Endrin e thyen banoren, moment prekës para kamerave
Një moment i ngarkuar emocionalisht është regjistruar gjatë ditës së sotme në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku banorja Benita Zena nuk ka arritur t’i përmbajë lotët përballë ndjenjave të forta.
E njohur për qëndrimin e saj të rezervuar dhe të fortë gjatë lojës, Benita është thyer emocionalisht në momentin kur në shtëpi u transmetua një këngë e interpretuar nga partneri i saj jashtë shtëpisë, Endri. Zëri dhe vargjet e këngës duket se prekën një tel të ndjeshëm, duke e pushtuar banoren nga mallëngjimi.
Mes lotësh dhe dënesash, ajo u shpreh hapur: Të dua Endri, më mungon, duke prekur jo vetëm banorët e tjerë, por edhe publikun përpara ekranit.
Ky reagim vjen pak ditë pasi mediat zbuluan se mashkulli që ka fituar zemrën e Benitës jashtë shtëpisë është pikërisht Endri. Edhe pse dyshja nuk ka ndarë detaje apo postime në rrjetet sociale për lidhjen e tyre, momenti i sotëm konfirmon forcën e ndjenjave mes tyre.
Pritet që kjo histori dashurie të diskutohet më gjerësisht në Prime-in e radhës, ndërsa publiku po ndjek nga afër çdo zhvillim emocional të Benitës brenda shtëpisë.
