

Vuçiç: “E planifikuar prej muajsh, për të treguar modernizimin”; opozita e sheh si demonstrim force mes protestave dhe tensioneve në Bosnjë.
Parada “Forca e Unitetit” u mbajt më 20 shtator në Beograd për Ditën e Unitetit, Lirisë dhe Flamurit Kombëtar Serb. Presidenti Aleksandar Vuçiç thotë se aktiviteti nuk lidhet me ngjarjet e ditës, por synon të shfaqë investimet dhe rritjen e kapaciteteve të ushtrisë, paralajm i planifikuar prej mbi gjashtë muajsh dhe me mesazh parandalues ndaj çdo agresori.
Ngjarja zhvillohet mes protestave antiqeveritare të ndezura pas aksidentit tragjik në Novi Sad, teksa opozita e quan shfaqje force. Në sfond janë edhe tensionet në Bosnjë e Hercegovinë pas moszbatimit të një vendimi zgjedhor nga Republika Serbe. Serbia mban neutralitet ushtarak (që prej 2006), bashkëpunon me NATO-n përmes Partneritetit për Paqe dhe, si kandidate për BE, ruan lidhje të ngushta me Rusinë e Kinën, përfshirë blerjet e armatimit. Kritikat ndaj tij Vuçiç i cilëson histeri anti-serbe.