Kreu i PD, Sali Berisha hodhi sërish akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama se po i ushtron presion Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Belinda Ballukut.
“Sulmet ndaj Kushtetueses në këtë çështje janë të pa para ndonjëherë në historinë e këtij vendi. Kërcënimet dhe metoda të tjera kriminale po përdoren nga mëngjesi deri në darkë, për shkak të tyre gjykata në kundërshtim me çdo ligj dhe precedent pranoi të shqyrtojë kërkesën.
U dha edhe kohën e mjaftueshme për të ushtruar të gjitha format e presionit. Mbetet vetëm fjala dhe guximi juaj për të folur për vete për çdo shqiptar kudo që është, për mbarë europën dhe botën. Kjo përpjekje tij për të mbrojtur veten përmes Kushtetueses, do ketë pasoja direkt mbi të.
Se populli shqiptar s’do ta pranojë kurrë një turpërim të tillë. Mashtrimi i tij duke cituar ditë më parë Komisionin e Venecias mori përgjigjen më të merituar nga ekspertë të shqyrtuar se ky komision nuk ka asnjë paragraf në të cilin të shprehet se nuk mund të pezullohet ministri. Tani nuk e përmend më, duket se ka pasur reagime.
Tani ka vetëm hallin e tij, por hallin e tij e ka krijuar vetë duke urdhëruar Ballukun, duke e bërë bashkëpunëtore në krim, Rama është pa kurrfarë mbrojtje. Ajo e ka marrë vendimin do të të marrë me vete. Vlerësoj reagim e shoqatës së gjyqtarëve si një reagim në mbrojtje të ligjit dhe kushtetutës.
Protestat janë dhe do jenë rruga jonë e vetme për ti rikthyer shqiptarëve votën e lirë”, tha Berisha.
