Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur atë me zhdukjen e biznesmenit të njohur të botës së krimit, Ervis Martinaj.“‘Ta di targën, i tha’, dhe e zhduku Ervis Martinajn. Ai nxjerr bandat dhe të vret!”, deklaroi Berisha gjatë një daljeje për mediat.
Sipas tij, Rama ka krijuar një sistem ku bandat kriminale përdoren për eliminime dhe frikësim politik.“Ky është shteti që ka ndërtuar Rama, ku krimi komandon dhe drejtësia hesht,” theksoi Berisha.Kreu i opozitës shtoi se zhdukja e Martinajt mbetet një prej ngjarjeve më të errëta që, sipas tij, tregon lidhjen e pushtetit me krimin.“Rama e di të vërtetën. Ai nuk kërkon drejtësi, sepse është pjesë e krimit,” përfundoi Berisha.
