Dumani e mbyll me faqe të zezë, me pasuri të fshehura. Kemi prova të plota. Jam ish-president dhe ish-kryeministër, jap garanci para çdo shqiptari, se asnjë rrogëtar nuk mund të bëhet de-facto me rrogën e shtetit me 4 shtëpi. Ky deklaron se; jam me qira te vjehrri! A e kuptoni ju se çfarë mashtruesi është? Po të thoshte se vjehrri i ka bërë dhuratë një apartament, e pranoj se babai i bën dhuratë vajzës. Ai është aksioner aty, kujt ia thotë këtë. Ku e gjeti ky burimin? Cili njeri mund të jetë me rrogë shteti. Me rrogën e shtetit kam arritur të ble 40 metër katror ndërtim. Mund të blija më shumë, por me kredi.
Ça konflikt interesi kam unë? Dhëndri im përfitoi vetëm 64 euro! E kuptoni se çfarë mashtruesish janë këta? Destinacionin e ish-kompleksit Partizani e ndërroi Edi Rama. Ai bashkë me vëllanë e tij kishin ndërmend të ndërtonin aty një qytezë të vetën.”, tha ai.
