Kreu i PD-së Sali Berisha ishte sot me të rinjtë e FRPD për foltoren e radhës. Berisha theksoi në fjalën e tij se Gjenerata Z po rezulton sot në botë antidoti më i madh i diktaturave.
Ai solli shembullin e studentëve të Serbisë që po trondisin nga themelet pushtetin e autokratit Aleksandar Vuçiç.
Kryedemokrati iu tha të rinjve se janë shpresa më e madhe e vendit.
Berisha: Diktaturat autoritare kohërat provuan se antidoti është gjenerata juaj gjenerata Z. E përmbysën në Bangladesh, e përmbysi në Nepal regjimin, e përmbysi në Sri Lanka, që po i dridh themelet autokratit të Beogradit Vuçiç. Në nderin e tyre studentëve.
Sot Shqipëria ka një opozitë që qëndron e vendosur në idealet e saj gjer në përmbysjen e kësaj diktature. Kjo betejë zhvillohet në dy rrethana, kushte të favorshme. Së pari, demaskimi që i bëmë për vjedhjen e zgjedhjeve. Ky grabit zgjedhje. Ky për shqiptarët është autori i një farse elektorale.
Na jep të drejtën që çdo sekondë të punojmë kundër këtij armiku të votës së lirë. Ky duhet të ikë një minutë e më parë.
Kurrë ndonjë herë një qeveri e tillë nuk është kapur në flagrancë, në vjedhjen e mld të qytetarëve dhe përdor pushtetin për të mbrojtur. Është shkaku për të bërë gjithçka për përmbysjen e saj. Shpresa më e madhe jeni ju gjenerata juaj.
