Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se nga Uashingtoni po bien sirena për korrupsionin e qeverisë së Ramës. Në një takim me qytetarët e Korçës në këtë e 35 vjetor të themelimit të kësaj dege, Berisha tha se, Edi Rama përdori institucionet për të shtypur pluralizmin dhe për të arrestuar kundërshtarët politikë.
Sipas tij, opozita është një forcë ndaj të cilës u ndërmorën aktet më brutale, përpjekjet më të turpshme për shkatërrimin e saj, në projektin Shqipëria pa opozitë.
“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, ju! Të dashur qytetarë dhe qytetarë të Korçës, në këtë sallë, drejtues të Partisë Demokratike, deputetë, korçare dhe korçarë kudo që jeni, në këtë qytet të bekuar, në Shqipëri dhe jashtë vendi, gëzuar festat nga zemra.
Uroj më të mirat për secilin prej jush, për Korçën dhe Shqipërinë.
Është një nder i veçantë të vij tek ju, së pari, të nderojmë së bashku veprën e atyre korçarëve guximtarë që 35 vite më parë u ngritën kundër diktaturës më staliniste të kohës dhe themeluan këtu në Korçë partinë e parë opozitare, partinë e interesit të qytetarëve korçarë, të dinjitetit të qytetarëve korçarë, të interesit kombëtar, të lirisë, vokacionit perëndimor të Korçës dhe Shqipërisë.
Miqtë e mi, ne vijmë në këtë 35-vjetor si e vetmja parti, pa asnjë tjetër, në të gjitha vendet ish-komuniste, që jemi në këmbë, jemi gjallë, jemi të fortë dhe të sigurt në fitore.
Por ne në dallim, në dallim nga çdo forcë politike tjetër në historinë politike të Europës pluraliste, jemi një forcë ndaj të cilës në mënyrën më të padrejtë u ndërmorën aktet më brutale, përpjekjet më të turpshme për shkatërrimin e saj, në projektin Shqipëria pa opozitë. Përpjekjet më kriminale për përçarjen e copëtimin e saj në projektet Shqipëria pa opozitë.
Izolimin më të thellë, forcën politike më properëndimore në historinë e kombit.
Megjithatë ne triumfuam. Jo se kishim fuqi mbinjerëzore. Jo se ishim më të fortë se ata që kërkonin të na fshinin nga faqja e dheut. Por se mbronim të vërteta të përjetshme, të njeriut, të qytetëruar, të kombit, të qytetit, të familjes, të vendit.
Ato të vërteta ne nuk i lëshuam. Ato të vërteta ne nuk i tradhëtuam. Ato të vërteta, me ato të vërteta ne u ngritëm, absolutisht si Feniksi nga hiri, në zenit.
Ku jemi? Nga forca politike më e izoluar në histori, forca politike më e mbështetur në histori. Kauzat që mbrojtëm ne në izolim, në përpjekje të paimagjinueshme për ta, për ta copëtuar, u sanksionuan në shtatë rezoluta nga të gjitha forcat politike si motra të planetit.
Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta. U sanksionua se ky vend, se Edi Rama përdori institucionet për të shtypur pluralizmin, për të arrestuar kundërshtarët politikë. Këto rezoluta, të gjitha forcave politike ndërkombëtare, sanksionojnë se Edi Rama ka përqendruar të gjitha pushtetet në duart e veta si një diktator.
Këto rezoluta, në mirënjohje ndaj nesh, sanksionojnë dhe pa u zhvilluar zgjedhjet e fundit, se Shqipëria s’do ketë zgjedhje por farsë elektorale.
Këto rezoluta sanksionuan se Shqipëria është një narko-shtet ku ligjin e bën krimi dhe droga.
Dhe së fundi, jo vetëm rrezik për shqiptarët, por rrezik për Europën. Dhe së fundi, i dëgjoni ju tani sirenat e alarmit që bien nga Uashingtoni për korrupsionin e qeverisë së Edi Ramës dhe lidhjet e saj me drogën dhe krimin.
Ne triumfuam
