Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar se do të nisë një tur në bazë.
Në një bashkëbisedim me qytetarët online, ku iu përgjigj pyetjeve të tyre, Berisha njoftoi gjithashtu se do të nisë së shpejti dhe një analizë brenda PD-së.
“Analiza do të nisë menjëherë dhe turi im në bazë do të nisë menjëherë. Pres të nis takime në të katër anët e vendit me qytetarë dhe demokratë me shpresën se shqiptarët me guximin dhe energjinë e tyre do përballen dhëmb për dhëmb me këtë regjim”, tha ai.
