Kreu i PD Sali Berisha ka komentuar sot deklaratën e kryeministrit Edi Rama në lidhje me mungesën e medikamenteve për të sëmurët me kancer, pasi fondet ishin të vogla dhe të sëmurët të shumtë me numër.
Ai u shpreh se Rama nuk ka para sepse i harxhon me shpenzime luksi.
“2 ditë më parë Rama me cinizmin më ekstrem do t’ia kishte lakmi çdo njeri i pashpirt dhe çdo diktator, u thotë shqiptarëve se të sëmurët me kancer mbetën pa mjeki8me se ishin shumë dhe ne nuk kishim para. A ka krim më të shëmtuar se kjo?
Para kishte dhe 10 herë më shumë.
Mungesa e atyre ilaçeve për bën një krim, por paratë i përdor Rama për t’i depozituar në banka ofshor, për të udhëtuar më avion taksi 22 milionë euro. Paratë i përdor ai për të blerë makina luksoze , shishe verë 34 mijë euro. I transporton me avionin e tij dhe për të sëmurët nuk mbeten para, por dënimi i asaj sëmundjeje.
U tha të sëmurëve kam eksperiencë të hidhur personale.
Po i them këtu se ai rast ka marrë çdo mjekim, ndërsa qytetarët e thjeshtë kanë mbetur pa ilaçe. Ke pafytyrësi dhe pamëshirësi të plotë”, tha ai.
