Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar takimin e zhvilluar nga Ervin Salianji, duke e cilësuar atë një aktivitet krejtësisht privat dhe pa ndikim në strukturat e partisë. Në një konferencë për mediat, Berisha theksoi se çdo veprim jashtë forumeve zyrtare të PD-së nuk lidhet me partinë.
“Asnjë aktivitet jashtë forumeve të PD nuk mund të ketë ndikim më të vogël në PD. Çdo aktivitet jashtë forumeve është strikt privat, pa asnjë lidhje me PD. PD është parti me statut, institucione dhe forume,” u shpreh ai.
Berisha shtoi se brenda PD-së do të ketë debat të hapur për çdo anëtar dhe drejtues, ndërsa theksoi se takimet e organizuara për qëllime personale “janë vetëm në interes të vetin dhe nuk kanë asnjë lidhje me partinë”.
