Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi investimet amerikane në Jug të vendit nga kompania e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner.
Jashtë Parlamentit, Berisha tha se Rama bëri influencë politike, por sipas tij dështoi.
“Sa i përket Zvernecit është një çështje private me pronarët. Nuk do të jetë dhënë tokë publike. Sa i takon Sazanit, ne i mbështesim investimet Amerikane, por ky e bëri për influencë politike, por dështoi. Po të mos dështonte nuk merrte të bënte gazin e dheut Presidentin amerikan.
Sazanin edhe qeveria ime e ka ofruar. Ai ka qenë një ishull aspak i lakmueshëm, e ofroi Fatos Nano para meje, e ofrova unë, ra kriza. Mikut të shquar të kombit shqiptar Silvio Berlusconi, e pranoi por erdhi kriza financiare.
Nëse bëhet unë nuk kam kundërshtim. Sazanin e ka ofruar Fatos Nano, Sali Berisha dhe janë bërë projektet nga Berlusconi, Sazanin e ofroi ky dhe ky gjeti Kushner, i cili erdhi me një fond shumë të madh, por çfarë bëri ky?
Nëse marrëveshja ishte që ta firmoste para zgjedhjes së Trump, ky mashtroi dhe nuk e firmosi para zgjedhjeve.
PD ka një parim nga i cili s’ka lëvizur kurrë. Në çështjet e sigurisë ka votuar si SHBA dhe kjo është e faktuar. Ky votoi me një rezolutë me Jeminin për Palestinën dhe kundër SHBA. Unë do të votoja SHBA. Nëse vjen problemi për të zgjedhur në çështjet e sigurisë, do zgjidhja Shtetet e Bashkuara. Nëse më pyesni për çështjet e sigurisë jam i palëkundur.
Po merr zgjedhje çështja për Groelandën, marrëveshja kuadër që është dakordësuar mes përfaqësuesve të NATO dhe Trump, është marrëveshje që jep zgjidhje”, tha Berisha.
