
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është nxjerrë nga burgu tre netë më parë dhe është dërguar në drejtim të paditur.Sipas Berishës, urdhri është dhënë nga kryeministri Edi Rama, për shkak thekson kryedemokrati “se është i tmerruar nga Erion Veliaj.Kreu i PD-së shtoi se “ta nxjerësh tjetrin të kalamendur në 10-11 të natës dhe ta nisësh në drejtim të paditur është aktakuzë për Ramën”, duke ngritur pikëpyetje se ku u dërgua dhe a kishte autorizim për nxjerrjen e tij nga qelia.“E nxorën nga burgu para 3 ditësh, në drejtim të paditur. Sa është e vërtetë vetëm muret e burgut e dinë, Gossip i kësaj ndërtese këtë thotë, Rama është i tmerruar nga Erion Veliaj. Ta nxjerësh tjetrin të kalamendur në 10-11 të natës dhe ta nisësh në drejtim të paditur është aktakuzë për Ramën. Ku shkoi? Mori apo jo autorizim?”, tha Berisha.
Deklarata e Berishës:
I gjithë qëndrimi ynë për Lali Vjedhësin ka qenë dhe është shumë i qartë. Ne protestuam ndaj një njeriu që ka firmën e tij në projektin prej 130 milionë euro dhe drejtësia shqiptare heshti, siç e dini. Dënoi dy anëtarë të KVO-së.
Sepse ky akt i pashembullt është në bashkëautorësi me Edi Ramën dhe Lubi Ballukun. Janë të tre. Ne protestuam 46 javë për sipërmarrjen 5D. Mirëpo hoteli prej 20 katesh i qelqtë thuhet se ai Tivari është një prestanome, por familja Rama, sipas qytetarëve dixhitalë, është share-holder kryesor me familjen Veliaj. Në hotel. Për dijeni, hoteli nuk është sekuestruar, nuk është prekur.AdUna donna partorisce a 66 anni e poi i medici fanno una scoperta sorprendenteTravel SentPër dijeni, Erion Veliaj nuk ka një akuzë të vetme për 5D, ndonëse është në disa akte kryetar i autoritetit kontraktues. Ndonëse i ka dalë emri se hoteli është i tij. Hoteli nuk është vetëm i tij. Asokohe u tha se aksioner është Olsi Rama. Tani ç’është e vërteta, hoteli shtrihet në familje. Ajo që ka rëndësi është që Skapi i partisë nuk e heton dot.Hoteli mund të shkojë në total 100 milionë euro kur të përfundojë. Gjer tani është 60-70 milionë. Mund të jetë hoteli i dytë më i shtrenjtë pas atij të Artan Dulakut, Melia. Ky hotel pra mbetet pa hetim.Kështu që Erion Veliaj u akuzua me dokumente për devijime të parave të taksapaguesve të Tiranës në familjen e tij, Velicën, vëllain etj, çka përbëjnë vepra penale. Por, duke thënë këto, del e qartë si drita e diellit se Erion Veliajn e arrestoi Edi Rama për ta hequr qafe. E arrestoi me një letër të Anesti Angonit, që ishte një pamflet që mund ta shkruante çdo njeri. E arrestoi dhe e trajtoi në mënyrën më çnjerëzore.
Imagjinoni ju, të çojë policin pranë tavolinës ku operohej. Nuk e kam dëgjuar ndonjëherë në botë këtë. Në diktaturën më të zezë, ndodhte që armiqtë më të egër të partisë edhe operoheshin, por policë në sallë të operacionit nuk mund të kishte. Rrinin diku jashtë, po në sallë të operacionit nuk kishte, siç futi ky policë në sallën e operacionit të Veliajt.Tani, i tmerruar prej tij, pasi i ka mohuar, e shkarkoi se sa vlente Erion Veliaj, Erion Veliaj, domethënë krahasoni Rexhë Byberajn me Erion Veliajn. Rexhë Byberaj qëndroi 11 muaj në arrest shtëpie dhe doli e shkoi në punë. As nuk e shkarkoi Edi Rama. Kurse Erion Veliajn në një afat kohor minimal e shkarkoi, sipas ekspertëve, në kundërshtim absolutisht me ligjet si e si t’i japë duart sa më parë.Ku qëndron PD? PD qëndron se pas Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, Erion Veliaj është hajduti më i madh i shqiptarëve në histori. Por, nga ana tjetër, asnjë njeriu, cilido qoftë ai, kurrë nuk mund t’i mohohen ato të drejta që i garanton ligji dhe Kushtetuta. Ky është qëndrimi ynë.Tani, kanë qarkulluar shumë, të themi gosipe. Njëri prej tyre është se burgu ka lajme dhe gosipe. Njëri prej tyre është se para tre netësh e nxorën nga burgu dhe e çuan në drejtim të paditur. Të kalamendur.Sa është e vërtetë, muret e burgut e dinë. Por e vërteta është se gosipi i asaj ndërtesë këtë thotë.E thashë këtë se Edi Rama është i tmerruar nga Erion Veliaj dhe do ta shohë me çdo kusht të asgjësuar. Politikisht të paktën, mos edhe për atë tjetrën, por atë nuk e di.Por ta nxjerrësh atë tjetrin në orën 12 të natës të kalamendur dhe ta nisësh në drejtim të paditur, kjo absolutisht është një aktakuzë direkt për Ramën. Ku shkoi ai? Ku e çoi atë? Mori autorizim apo nuk mori autorizim? Apo përdori vetëm këtë papagallin e Ulsiut, Lamallarin, për të urdhëruar nxjerrjen e tij në 12 të natës, këtë nuk e dimë.Megjithatë, ajo që ne qëndrojmë është respektimi i të drejtave të çdo njeriu kudo që ndodhet.