 
        Kryetari i PD, Sali Berisha, ka vendosur foton e kryeministrit Edi Rama me McGonigal tek karrigia e tij bosh, para fjalës pasditen e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë.Berisha duke ironizuar, tha se këto i interesojnë medias por ato mungojnë në sallë.
“I paske hequr mediat, keni frikë dhe tmerr nga mediat ju”, dëgjohet të thotë Berisha para nisjes së fjalimit në Kuvend
Grupi palamentar i PD, ka kërkuar në mënyrë të përsëritur këtë komision hetimor për një nga skandalet më të mëdha të kohës që bashkon në një kryezbuluesin amerikan të FBI, Charles McGonigal, kreun e qeverisë Edi Rama, ministra të tij, zyrtarë, gjykatës, prokurorë dhe dimensionet e këti skandali janë ende të papërcaktuara.

 
         
         
         
         
        