Pas divorcit të bujshëm nga Xhensila Myrtezaj, me të cilën ndau shumë vite jetë dhe ka dy fëmijë, Bes Kallaku duket se ka nisur përfundimisht një kapitull të ri.
Aktori i humorit jo vetëm që e ka lënë pas të shkuarën, por sinjalet e forta tregojnë se ai është sërish i dashuruar dhe tashmë lidhja është bërë familjare.
Kohët e fundit, Besi është shfaqur krejtësisht i “rilindur” dhe me një energji ndryshe në rrjetet sociale.
Ai ka ndarë me ndjekësit disa detaje që nuk lënë vend për dyshime, duke nisur nga një tatuazh i ri ku shkruhet emri “Ejona”, data 25.12.2025 dhe shprehja kuptimplotë “Trëndafil në kohë lufte”.
Gjendjen e tij emocionale e ka përshkruar më së miri edhe përmes një fotoje ku shfaqej i buzëqeshur dhe me sytë që i shkëlqenin, të cilën e shoqëroi me vargun: “Më ktheve vajtimin në valle”.
Por konfirmimi më i fortë ka ardhur mbrëmjen e djeshme nga motra e tij, Ana Kallaku.
Duket se ajo ka ndarë disa momente të ngrohta familjare, ku në makinë shiheshin duke qeshur e kënduar me Besin.
Personi që filmonte momentet e gëzueshme mendohet se ishte pikërisht partnerja e re e aktorit, e cila qëndronte pas kamerës.
Më pas, Ana postoi një foto tjetër, ku shfaqet e shtrirë në prehrin e partneres së re të vëllait, ndërsa kjo e fundit i përkëdhel flokët.
Bes Kallaku në një lidhje! Motra e aktorit ndan momentet e ëmbla,
Mbishkrimi “Zemrat” tregon qartë se vajza misterioze është mirëpritur ngrohtësisht në gjirin e familjes Kallaku.
Dyshja janë treguar shumë të kujdesshëm për të ruajtur privatësinë, pasi nuk i kanë bërë tag vajzës në asnjë postim, duke mos zbuluar ende identitetin apo fytyrën e saj për publikun e gjerë.
