Teksa data e Big Brother Vip Albania 5 po afron, rrjeti po zien për të mësuar emrat e konkurrentëve dhe opinionistëve të këtij edicioni.
Gazetarët Gurjan Doçi dhe Klevis Mile po vijnë me një rubrikë në Vip Magazine ku vazhdimisht do të diskutojnë dinamikat e këtij reality show dhe jo vetëm.
Në puntatën e djeshme të transmetuar në kanalin e Vip Magazine në YouTube, Mile hodhi tezën se Arbri do vijojë të mbetet i pandryshuar, ndërsa krah tij një emër potencial për të zënë karrigen e opinionistes, mund të jetë Egla Ceno. Sipas gazetarit Doçi, kjo mund të rezultojë e vërtetë edhe prej faktit se Egla u largua nga “Goca dhe gra”, dhe së fundmi edhe nga Teatri “Skampa”.
“Mund të jetë Arbri sërish. Besoj se mund të kemi ndonjë ish-banorë që ka qenë vitet e kaluara. Besoj se opinionistja e dytë mund të jetë Egla Ceno, gjë që do më pëlqente shumë”, u shpreh Klevis Mile.
Gjithashtu Mile zbuloi edhe disa prej emrave që janë të konfirmuar për të qenë konkurrentë në Big Brother Vip Albania 5.
