Tensionet në Big Brother VIP Kosova janë thelluar, ndërsa që në ditët e para të qëndrimit të saj brenda shtëpisë, 18-vjeçarja Elijona Binakaj është përfshirë në një sërë situatash të sikletshme dhe të debatueshme. Pamjet e transmetuara së fundmi tregojnë momente ku Elijona është vënë nën presion të fortë nga disa banore, sidomos Benita dhe Alba, të cilat janë parë duke e kufizuar lirinë e saj të veprimit dhe duke ushtruar presion psikologjik.
Ndërsa situata po përshkallëzohet, familja e Elijonës ka publikuar një deklaratë të fortë ku shpreh shqetësim për mirëqenien e vajzës së tyre brenda programit.
Sipas tyre, ajo çfarë po ndodh nuk mund të fshihet pas konceptit të “lojës”, pasi sjelljet e përsëritura ndaj Elijonës e tejkalojnë këtë kufi. Familja Binakaj i ka bërë thirrje Vëllait të Madh që të ndërhyjë menjëherë për të ndaluar provokimet dhe sjelljet që mund të rrezikojnë stabilitetin emocional të një vajze kaq të re.
