Një incident i pazakontë dhe shqetësues ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, duke shkaktuar reagime të forta mes banorëve.
Banori Labi ka pirë pa dashje nga një shishe uji që përmbante detergjent, e cila ishte mbushur dhe lënë aty nga Alba. Sapo e ka vënë re situatën, Alba ka reaguar menjëherë duke iu drejtuar Labit me fjalët: “A je ti budalla?”.
Pas incidentit, Labi është larguar me nxitim për të shpëlarë gojën, me qëllim shmangien e ndonjë pasoje më serioze për shëndetin.
Ngjarja ka krijuar tension të forta mes banorëve të formatit, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të shkojë kjo situatë në marrëdhëniet e tyre në ditët në vijim
