Pjesë nga dosja hetimore e SPAK për grupin kriminal “Rraja” janë publikuar. Nga bisedat në SKY ECC, grupi kishte edhe përplasje për trafikun e kanabisit. Një nga anëtarët e grupit për të vërtetuar se droga ishte ngarkuar në kamion, i nisë foto Rexhep Rrajës dhe i tregon kutitë brenda mjetit.
Më pas, Rexhep Rraja ia kthen duke i thënë se nuk dëshironte fjalë koti, por kërkon detaje nëse në brendësi të kamionit kishte futur ndonjë sasi me lëndë narkotike
Pjesë nga biseda në SKY ECC:
Anëtari i paidentifikuar: Un me ta vertetu ty qe ty te mbushet menja te tregoj kutit e mija ma shume nuk te jap detaj
Rexhep Rraja: Jo jo, llafe kot s’du un. O plak Mthe per mbrem ose sot. Mjep detaje. Ti ke gjona mren edhe duhet tkesh detaje po pate gjona. Jo plak ke humb bastin, se ke bo bastin kështu. Pse jan vecant tujat, si jan vecant
Anëtari i paidentifikuar: A i ke dorzu ti
Rexhep Rraja: Un sa isha ke kamioni, tu e pa. Ti mthe kamion serb kamioni alla shqiptarçe. Po a ke fut mall o plak Mthuj detajet, se i din, t’kam bo be si them kujt
