
Pamje të forta nga Fuente el Saz tregojnë momentet kur një grup shqiptarësh godet qepenin me çekiç dhe automjet, ndërsa banorët reagojnë duke i sulmuar me sende të forta.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fuente el Saz, periferi e Madridit, ku një grup shqiptarësh ka tentuar të grabisë një dyqan argjendarie mbrëmjen e së shtunës. Pamjet e filmuara nga banorët tregojnë skena të dhunshme, teksa autorët godasin me çekiç qepenin e dyqanit dhe përdorin një automjet për ta tërhequr nga vendi.
Gjatë tentativës, anëtarët e grupit komunikonin në gjuhën shqipe, ndërkohë që banorët e zonës nisën të hedhin sende të forta për t’i larguar. Në një moment, grabitësit u kundërpërgjigjën duke hedhur gurë drejt qytetarëve, duke krijuar tension të lartë në rrugë.
Pas disa minutash përplasjeje, autorët u detyruan të largohen me shpejtësi, pasi vunë re afrimin e një makine policie. Edhe pse nuk arritën të hyjnë brenda argjendarisë, ngjarja ka shkaktuar panik tek komuniteti lokal, i cili shpreh frikën nga hakmarrjet e mundshme dhe mungesën e sigurisë në zonë.
Autoritetet spanjolle po hetojnë identitetin e autorëve, ndërsa banorët kërkojnë rritje të patrullave policore për të shmangur ngjarje të ngjashme
