
Byroja Kombëtare e Hetimit kryen veprime hetimore në terren, pa detaje zyrtare mbi objektivin e ndërhyrjes
Byroja Kombëtare e Hetimit ka ndërmarrë një aksion në zonën e Kodrës së Diellit, ku forca të specializuara janë angazhuar në veprime hetimore në terren. Operacioni po zhvillohet në kushte të larta sigurie, ndërsa informacionet mbi natyrën dhe qëllimin e tij mbeten ende të paqarta.
Deri në këto momente, autoritetet nuk kanë dhënë asnjë njoftim zyrtar lidhur me çështjen, duke e mbajtur konfidenciale ecurinë e hetimit. Nuk dihet nëse ndërhyrja lidhet me arrestime, kontrolle apo procedura të tjera hetimore. Burime të pakonfirmuara deklarojnë se kontrolli nga agjentët e BKH dhe SPAK ka të bëjë me një hetim që lidhet ndër të tjera edhe me tenderat.
Pritet që në orët në vijim institucionet përkatëse të dalin me sqarime për të hedhur dritë mbi rrethanat dhe objektivin e aksionit të BKH-së.
