Aktorja e njohur britanike përfshihet sërish në qendër të vëmendjes me deklarata të çuditshme për jetën intime të tifozëve anglezë dhe, sipas saj, Leeds del fituesi i madh.
Bonnie Blue, aktorja e famshme britanike e filmave për të rritur dhe protagoniste e dokumentarit “1,000 Men and Me” të Channel 4, ka bërë një rrëfim të pazakontë për “Daily Star”, duke renditur tifozët e futbollit anglez sipas performancës së tyre në shtrat.
Në intervistën që po bën xhiron e rrjeteve sociale, Bonnie, e njohur për turneun e saj të diskutueshëm “Bang Bus Tour”, ku udhëtoi nëpër Angli duke realizuar skena pranë stadiumeve, ka ndarë përshtypjet e saj për tifozët e disa klubeve të njohura.
E pyetur se cilët ishin më të mirë dhe cilët më të dobët, ajo tha me ironi: “Më të dobëtit? Sheffield. Nuk e di nëse ishin nga Sheffield United apo Sheffield Wednesday, por përvoja ishte… shumë mesatare. Nuk ishte ndonjë katastrofë, por asgjë për t’u mbajtur mend.”
Por për Leeds-in, aktorja kishte fjalë krejt të tjera. “Tifozi i Leeds ishte fenomenal. Ishte shumë i vëmendshëm, donte të më bënte të kënaqesha disa herë para se të mbaronte vetë. Ishte si një profesionist i vërtetë – ndryshe nga djemtë e rinj që mezi presin ta mbyllin punën.”
Bonnie, e cila vjen nga Nottingham dhe është përjashtuar më parë nga stadiumi i Nottingham Forest pas një episodi të diskutueshëm, u shpreh se ky ishte një hulumtim serioz me përvojë personale, duke e kthyer rrëfimin e saj në një valë humori që po shpërndahet masivisht në rrjetet sociale britanike.
Në fund, ajo dha edhe një këshillë për tifozët e rinj që duan të ngjiten në “ligën e saj të kënaqësisë”: “Mos u ngutni. Mos mendoni vetëm për veten. Loja e vërtetë fitohet kur luan për ekipin, jo për vetveten.”
Deklaratat e Bonnie Blue kanë ndezur reagime të shumta online, duke përzier të qeshura, habi dhe ironi mes tifozëve anglezë, ndërsa Leeds United, për një herë, doli kampion edhe jashtë fushës së lojës.
